Kushtet e shërbimit

Kushtet e përdorimit të internet dyqanit

Ju lutemi lexoni me kujdes kushtet e përdorimit dhe të shitjes në www.teamstore.al.

Duke hyrë dhe duke përdorur këtë faqe, ju pranoni të veproni në përputhje me kushtet e mëposhtme. TEAMSTORE rezervon të drejtën t’i ndryshojë këto kushte. Vizita dhe përdorimi i faqes pas ndryshimeve konsiderohet si pranim i tyre.

E drejta e autorit dhe prona intelektuale

I gjithë materiali në këtë faqe interneti (“Faqja”) është i mbrojtur me të drejta autoriale. Çdo përdorim i paautorizuar mund të përbëjë shkelje të ligjeve për të drejtat e autorit, markat tregtare apo ligjeve të tjera të pronësisë intelektuale.

Përveç nëse është theksuar ndryshe, përmbajtja e kësaj faqeje mund të shihet, kopjohet, shtypet ose shkarkohet vetëm për përdorim personal, jokomercial dhe informativ, me kusht që të ruani të gjitha njoftimet e të drejtave autoriale dhe informatat pronësore në kopje.

Nuk lejohet që përmbajtja të modifikohet, riprodhohet, shpërndahet, shfaqet publikisht apo të përdoret për qëllime komerciale pa leje të shprehur me shkrim nga TEAMSTORE.

Çdo softuer ose material tjetër i disponueshëm për shkarkim që ka kushtet e veta të përdorimit është subjekt i atyre kushteve. Nëse i shkelni këto kushte, leja juaj për përdorimin e faqes revokohet dhe ju jeni të obliguar t’i fshini menjëherë të gjitha materialet e shkarkuara ose të shtypura.

Asgjë në këtë faqe nuk ju jep të drejtë të përdorni ndonjë element të pronësisë intelektuale pa autorizim të posaçëm nga mbajtësi i të drejtave.

Të dhëna personale dhe cookies

TEAMSTORE mund të mbledhë të dhëna personale gjatë përdorimit të faqes, vetëm sa të jetë e nevojshme për përmbushjen e kërkesave ose nevojave tuaja. Çdo mbledhje e të dhënave kryhet në përputhje me Politikën e Privatësisë dhe me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Disa faqe të këtij sajti mund të përdorin “cookies” (kolaçë), të cilat ruhen në pajisjen tuaj dhe na ndihmojnë të kuptojmë se si përdoret faqja (p.sh. sa vizita ka një faqe, kur vizitohet, etj.). Këto cookies nuk mbledhin informacione që identifikojnë drejtpërdrejt personin, por të dhëna në formë të agreguar, me qëllim përmirësimin e funksionimit të faqes.

Përdorimi i faqes dhe përmbajtja

Faqja përdoret për prezantimin dhe shitjen e produkteve, njoftimin e aktiviteteve të TEAMSTORE dhe ofrimin e shërbimeve për klientët.

Linkët që çojnë në faqe të pavarura të palëve të treta nuk janë nën kontrollin e TEAMSTORE, prandaj ne nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. Ato ofrohen vetëm për lehtësinë e përdoruesit.

Përmbajtja e faqes përmban informacione të përgjithshme, të cilat nuk janë të destinuara për zgjidhjen e situatave specifike apo për të shërbyer si këshillë profesionale.

Në masën maksimale të lejuar nga ligji, TEAMSTORE nuk garanton saktësinë, plotësinë, besueshmërinë, as funksionimin pa ndërprerje, pa gabime dhe pa vonesa të kësaj faqeje. Përmbajtja, produktet dhe çmimet mund të ndryshohen në çdo kohë pa paralajmërim.

Kufizimi i përgjegjësisë

Në masën maksimale të lejuar nga ligji, TEAMSTORE, furnizuesit e saj apo palët e treta të përmendura në këtë faqe nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë dëm të drejtpërdrejtë ose të tërthortë (përfshirë humbjen e fitimit, humbjen e të dhënave ose ndërprerjen e aktivitetit), që rezulton nga përdorimi ose pamundësia për të përdorur këtë faqe ose faqet e lidhura me të.

Prezantimi i produkteve

Prezentimi i produkteve në www.teamstore.al paraqet ofertë për blerje. TEAMSTORE përpiqet që të gjithë artikujt të paraqiten me emra, specifikime, fotografi dhe çmime sa më të sakta, por nuk mund të garantojë që çdo informacion është plotësisht i saktë dhe pa gabime.

Produktet posedojnë karakteristikat e nevojshme për përdorim të rregullt, në përputhje me qëllimin dhe deklarimin e tyre.

Konfirmimi i porosisë dhe kontrata e shitjes

Me konfirmimin e porosisë në faqe ju lidhni kontratë për blerje me:

TEAMSTORE
PRISHTINË
Email: hello@teamstore.al

Me lidhjen e këtij raporti kontraktues ju fitoni të gjitha të drejtat e konsumatorit të parashikuara me ligj, përfshirë të drejtën për zgjidhje jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga kontrata e blerjes.

Çmimet dhe kostoja e dërgesës

Çmimet e artikujve, me TVSH të përfshirë, janë të shënuara pranë çdo produkti dhe shfaqen qartë gjatë krijimit të porosisë, si dhe në përmbledhjen përfundimtare të porosisë.

Kostoja e dërgesës është 2.50 € për porositë me vlerë totale më të vogël se 50 €. Për porositë me vlerë 50 € ose më shumë, dërgesa është falas.

Duke krijuar porosinë, ju jepni pëlqimin për të paguar koston e dërgesës kur aplikohet.

TEAMSTORE rezervon të drejtën e ndryshimit të çmimeve pa paralajmërim. Gjendja e stokut përditësohet disa herë në ditë. Ne përpiqemi të jemi sa më të saktë në përshkrimin e produkteve, por nuk mund të garantojmë që të gjitha përshkrimet janë plotësisht të plota dhe pa gabime.

Në rast gabimi të dukshëm në çmim, TEAMSTORE ka të drejtë të anulojë porosinë dhe ta njoftojë konsumatorin përmes emailit.