Dërgesat realizohen përmes shërbimit të korrierit me të cilin kemi marrëveshje.
Çmimi i dërgesës është 2.50 € për të gjitha porositë brenda territorit të Kosovës.
Dërgesa është FALAS për porositë mbi 50 € brenda territorit të Kosovës.
Koha e dorëzimit është zakonisht ndërmjet 1–3 ditëve të punës, në varësi të vendndodhjes suaj brenda Kosovës.
Ju lutemi që ta kontrolloni paketën gjatë pranimit. Nëse vëreni dëmtime të dukshme (çarje, grisje, shenja të hapjes apo dëmtime në paketim), refuzoni pranimin dhe njoftoni menjëherë shërbimin tonë të klientit.
Për dërgesat jashtë Kosovës (nëse janë të mundshme me marrëveshje të veçantë), kostoja e transportit dhe koha e dorëzimit përcaktohen sipas tarifave të transportuesit ndërkombëtar dhe do të informoheni paraprakisht për çdo kosto shtesë.